Mes 8 skuadrave me te mira te europes do te jene edhe Monako e Atletiko e Madridit qe kompletuan tabelën çerekfinale te turneut prestigjioz te kontinentit. Fale zemrës dhe kurajës te talentuarit e jashtëzakonshëm te teknikut Jardim zhvilluan nje sfide te pabesueshme ne takimin e kthimit te raundit te 1/8-ve, duke nxjerre jashtë loje Manchester Citin e milionave dhe deri ne ate moment nje prej teknikeve me te mire ne bote Pep Guardiolen. 3-1 ne Luigji i dyte per skuadrën e Principatës, duke përmbysur shifrat 3-5 ne sfidën e pare per te ashtuquajturit qytetaret. Një pjese e pare fantastike per francezet qe fale presionit ne fushe arritën te zhbllokojnë shpejt shifrat qe ne minutën e 8 me talentin Mbape .Përballe nje kundërshtari te asfiksuar, Monako ne sulm me te gjitha forcat, nga krahët e ne qendër, duke mos lëne hapësira. Një skuadër qe fale forcës fizike dhe energjisë, por mbi te gjitha nje force mentale qe nuk e pret nga nje ekip me moshe mesatare 23.4 vjeç qe arriti te finalizoje aksionet, duke dyfishuar shifrat ne  minutën e 29 këtë here me Fabinjo. Anglezet qe ne 45 minutat e para nuk arritën te dilnin ne lojen e tyre, te merrnin fryme duket se filluan te reagojnë ne te dytën, me City-in ndryshe dhe me Guardiolen qe i mbeti besnik zgjedhjeve te tij ne fushe. Ne minutën e 71 fati u buzëqeshi Citizens qe gjeten golin me Sane, ndërsa tashme kualifikimi ishte ne krahun e tyre. Por llogarite ishin bere pa kundërshtarin qe 6 minuta me vone shënoi golin e trete me Bakajoko. Një kualifikim me se i merituar per Monakon, ndërsa per here te pare ne karriere dështimi ka emrin Guardiola i larguar nga kompeticioni me i rendesishem ne boten e futbollit qe ne raundin e 1/8-ve. Spanjolli nuk kërkon falje duke ja vene fajin mentalitetit te gabuar, ndërsa media ne ishull kërkon kokën e tij per dështimin pas nje merkatoje te çmendur ne shifra. Ne sfidën tjetër, e cila u transmetuar ne Vizion Plus, Atletiko e Madridit i mjaftoi nje barazim pa gola ne Vicente Calderon, pas fitores ne takimin e pare 4-2 ne Leverkusen ndaj Bayer. Një sfide me mjaft emocione me raste te shumta nga te dy skuadrat, por pa arritur te gjenin rrjetën ne portat respektive. Shorti per çerekfinalet do te hidhet te premten ne orën 12 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring, kanali Tring Sport 1 HD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *