Raundi i 1/8-ve te Uefa Champions League vazhdon sonte ne mbrëmje ne platformën Tring me dy sfida te tjera drithëruese qe premtojnë spektakël. ne Stamford Bridge luhet nje nga klasiket e viteve te fundit ne turneun prestigjioz. Chelsea i Antonio Konte sfidon Barcelonën. Ne historinë e perballjeve ne 12 takime blutë ka fituar 4 here, katalanasit 3 ndërsa 5 sfida jane mbyllur ne barazim. Interesant eshte fakti se nje nga lojtaret me te mire te botes Lionel Mesi sot kërkon te prishe tersin. Përballe tij një tabu, Chelsea ku ne 8 takimet e mëparshme nuk ka shënuar asnjëherë.

 

Per teknikun Italian Barcelona vjen si favorite ne kete beteje titanësh duke pare edhe formën jo te mire qe skuadra e tij po përjeton kete sezon. Duhet te luajmë si nje skuadër, duhet force entuziazëm dhe besim  ka paralajmëruar Konte nese duam te ndalim nje ekipi kaq te forte. Ne kampin kundërshtar Erntesto Valverde i ka etiketuar londinezet si nje skuadër e rrezikshme ndërsa Antonio Konten nje trajner te madh. Është nje skuadër fizike qe mbron mire dhe qe surprizon ne kundërsulme. Londinezet nuk kane shërbimet e Barkley, David Luiz dhe Bakajoko ndërsa per spanjollet mungon Semedo dhe Vermalen.

 

Nje tjetër sfide interesante do te luhet ne Mynih mes bajernit te Jup Hajnkes dhe kampionit te Turqisë Beshiktash qe beri nje paraqitje te mire ne fazen e grupeve. Sa here qe luan kundër bavarezeve, ata mbeten kurdoherë favorite ka beret e ditur Senjol Gunesh trajneri i Beshiktash. Gjithsesi ne momentin qe luajmë me numër te barabarte lojtaresh ne do kërkojmë te bëjmë me te mirën. Ndërkohe ne kampin kundërshtar skuadra e trete ne ketë kompeticion per trofetë e fituara,  te vetmen mungese ka portierin Nojer. Jup Hejnkes ka paralajmëruar se Beshiktash nuk ka ardhur rastësisht ne kete faze dhe emrat potente si Rikardo Kuarezma, Taliska Babel apo Medel e vërtetojnë kete gje.

 

Ne lidhje me nje rotacion te mundshëm Hajnkes ka bere te ditur se nuk ekziston nje skuadër A apo B, por vetëm nje skuader me emrin Bajern. Te dy takimet do te luhen ne orën 20-45 dhe do te transmetohen drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne platformën Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *