Turi i 1/8-ve te Uefa Champions League vazhdon sonte ne mbrëmje ne Vizion Plus dhe Tring me dy sfida te tjera qe premtojnë emocione dhe spektakël. Pa dyshim ne qender te vëmendjes sfida e Santiago Bernabeu aty ku kampionet ne fuqi te Realit sfidojnë nje skuader qe ka vene emrin mes pretendenteve te këtij sezoni Paris Saint Germain.

 

Nje takim delikat per teknikun e madrileneve Zinedin Zidan skuadra e te cilit nuk po përjeton aspak nje sezon pozitiv me eliminimin nga Kupa e Mbretit dhe minus 17 pike larg nga kryesuesit e Barcelonës ne La Liga. Per kete arsye tekniku francez ka bere te ditur se ajo qe vlen ne kete moment është vetem fitorja ndaj kundërshtarit edhe pse shanset jane te barabarta per kualifikimin. Sfida e sotme është edhe nje duel mes dy gjigandeve te futbollit Ronaldo-Neymar. I pari e ka fituar 5 here trofeun e topit te arte ndërsa braziliani i ka kualitetet per te bere diferencën.

 

Gjithsesi sfida pritet te jete e ashpër ne te gjitha repartet. E vetmja mungese e rëndësishme per Real eshte Dani Karvahal i pezulluar ndërsa te Paris Sg, Kurzawa është ne dyshim një tjetër sfide interesante qe do te transmetohet drejtpërdrejte dhe ekskluzivisht ne Vizion Plus eshte ajo ne Do Dragao mes Portos dhe Liverpul. Skuadra e Serxhio Konseisaos ka shfaqur nje forme te kënaqshme si ne Champions ashtu dhe ne kampionat. Dragonjtë jane nje përzierje e futbollit luftarak e fin dhe nje mix i eksperiencës se lojtareve te vjetër me talentet e reja.

 

Ne te kundërt me interes është shfaqja e Liverpul ne turneun me prestigjioz te europes kete here pa yllin brazilian Felipe Coutinjo, edhe pse te kuqte kane sulmin e dyte me te mire ne premier League. Felipe eshte i pezulluar per dragonjtë, Danilio i demtuar ndërsa sulmuesi Vinsent Abubakar eshte ne dyshim. Per te kuqte mungojnë Emre Xhan dhe Klain ndërsa Gomez eshte ne dyshim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *