E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Champions dhe Europa League në Angli, klubet shkruajnë historinë

Trofet e Champions League dhe Europa League do të shkojnë këtë vit në Angli.

 

Si kurrë më parë në histori, katër klube angleze do të kërkojnë që të çojnë dy trofetë më të rëndësishëm të futbollit në shtëpitë e tyre.

 

Reklamë

Liverpool dhe Tottenham do të përballen në Madrid për finalen e Champions, ndërsa Arsenal e Chelsea në Baku për atë të Europa League.

 

Arsenal arriti të eleminonte Valencian mbrëmjen e të enjtes me rezultatin 2 me 4.

 

Por nga ana tjetër Chelsea në ndryshim nga Arsenal arriti një fitore të vështirë përballë Eintracht Frankfurt pasi u deshën penalltitë që të përcaktonin finalisitin e radhës.

 

Kjo është hera e parë që të katër finalistët në dy garat kryesore të Evropës vijnë nga i njëjti vend – Anglia.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë