Ka startuar me nje fitore te kampioneve te Anglisë, Lester Siti, Champions Cap per divizionin e Amerikës se Veriut. Gjithsesi edhe kjo vetëm pas gjuajtjeve te penalltive, sepse koha e rregullt ne Selltik Park kundër vendasve përfundoi ne barazim 1-1. Ne ndeshjen e transmetuar ekskluzivisht ne paketën Tring pjesa e pare ishte disi e vaket dhe me disa raste per secilën skuadër. Ndërsa e dyta ka nisur me gol. Te paret kaluan dhelprat ne avantazh me Riad Mahrez i sapo futur ne fushën e lojës, ka dribluar bukur nga e djathta dhe e ka çuar topin ne rrjetën e Selltikut, aty ku portieri i vendasve nuk e arrinte dot. Ishte ndoshta goli i fundit i lojtarit me te mire te sezonit ne premier ligen angleze per skuadrën me te cilën u shpall kampion. Sipas mediave, Arsenali ka ofruar 50 milionë euro dhe e do sa me shpejt ne radhët e tij. Gjithsesi reagimi i vendasve ishte i shpejte dhe ne minute e 59 O’Konell ka finalizuar nje aksion te gjate me nje gjuajtje te zgjuar nga jashte zonës e pakapshme per portierin Kasper Shmajkel. Ne përsëritje duket qarte se O’konell e kërkoi topin ta gjuante pikërisht atje ku përfundoi dhe topi nuk është devijuar rrugës, por vetëm shtylla e çon ne rrjete. Me kaq përfundon koha e rregullt dhe vijnë penalltitë. Asnjë nuk gabon ne 10 gjuajtjet e para vetëm O’konell drithëroi per nje moment tifozët kur topi i gjuajtur prej tij u prek nga Shmjakel. U desh te vinte seria e gjashte e gjuajtjeve kur Forrest gabon ose me mire Shmajkel kupton gjithçka dhe tashme ne këmbët e Daniel Amartey varej fati i ndeshjes. Ganezi nuk gabon dhe Lester Siti kryeson tashme grupin e Amerikës se Veriut, teksa ne mbrëmje ne oren 23 ne Tring zbresin ne fushe Interi i Milanos dhe Paris Sen Zhermen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *