E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Rajoni

Çfarë u diskutua në takimin Thaçi-Ahmeti?

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka zhvilluar takim me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, njofton portali Tetovasot. Takimi është zhvilluar në Tetovë dhe se në fokus kanë qenë zhvillimet aktuale që kanë të bëjnë me periudhën e ndrrimit të pushtetit. Po ashtu siç mësohet Ahmeti dhe Thaçi kanë biseduar për përkrahje për çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët.

 

Jozyrtarisht siç mëson INA, Ahmeti i ka shpalosur Thaçit propozim-ligjin për gjuhën shqipe, për të marrë dritën jeshile për përkrahje edhe nga kjo parti.

 

Reklamë

Nuk dihet ende nëse bisedimet kanë qenë për hyrjen e PDSH-së në qeveri dhe ndarjen e kulaçit qeveritar mes partive shqiptare.

 

Ndryshe ditëve me vijim pritet që të zyrtarizohen edhe ndarjet e posteve të eshalonit të dytë dhe të tretë ku deri më tani mësohet se BDI dhe Aleanca e kanë ndarë 65 me 35 per qind postet e zv/ministrave dhe drejtorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë