Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar sulmin me vezë ndaj automjtetit të kryedemokratit Lulzim Basha.

 

Përmes një statusi në “Twitter”, Bardhi ka publikuar foto ku Berisha shihet me diktatorin Enver Hoxha, ndërsa shton se kjo është prova më kuptimplotë që tregon se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.

 

“Çfarë shëmtie, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.  Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit”, shkruan Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *