T’i japësh fund një lidhjeje nuk është kurrë e lehtë, sidomos nëse bëhet fjalë për një marrëdhënie intensive dhe që ka zgjatur në kohë.

 

Sigurisht që gjëja e parë që ju shkon ndërmend është të zhdukeni dhe të qani me ngashërim për ditë të tëra, ose thjesht të merrni në telefon dhe të qani hallet me shoqen tuaj të ngushtë. Nëse edhe mikja juaj më e mirë gjendet në një situatë të tillë, bëni mirë të dini 4 gjërat që nuk duhet të thoni kurrë për të mos e lënduar:

 

Mos u mërzit, do të gjesh të tjerë sa të duash:

Herën tjetër që do të bëheni gati për të thënë këtë fjali, bëni mirë të kafshoni gjuhën dy herë pasi është gjëja e fundit që do të dëgjojë dikush që sapo ka dalë nga një marrëdhënie. Shprehjet ‘’gozhda del gozhdë’’ apo ‘’plumbi del me plumb’’ janë të panevojshme në një rast të tillë. Përfundimi i një lidhjeje nuk është i lehtë për askënd, prandaj jepini vetes kohë për t’u mësuar me këtë stad të ri në jetën tuaj dhe të rizbuloni avantazhet e dizavantazhet e të qenit single.

 

Ta kisha thënë, ai nuk bënte për ty:

Në përgjithësi janë mamatë ato që e thonë më së shumti këtë fjali, por nuk mbeten pas as shoqet e ngushta. Sigurisht që jo domosdoshëmrisht duhet të pranojnë lehtësisht partnerin tuaj, por ta thuash këtë fjali në fund të lidhjes nuk është aspak ngushëlluese. Përkundrazi ju bën të mendoni se ndoshta koha e kaluar me një njeri të tillë, ka qenë kohë e humbur dhe duhet t’ia kishit dëgjuar fjalën që në fillim.

 

E ke parë se çfarë ka postuar në Instagram apo Facebook?:

Kujdes, këtu po ecni në një zonë të minuar. Nuk ka rëndësi sa kohë ka zgjatur lidhja e mikes suaj me ishin, nëse ka qenë lidhje intensive apo jo, kur bëhet fjalë për rrjetet sociale, të gjithë bëheni nga pak kuriozë. Jo vetëm që mikja juaj do ta ketë më të vështirë ta harrojë, por do të përfundojë duke hapur ndoshta profile false vetëm që ta ndjekë.

 

Meshkujt janë të gjithë njësoj:

Shumë e lehtë ta thuash këtë gjë kur ke familjen e ëndrrave, një burrë që të do, një shtëpi, një qen dhe gjithë lumturinë e botë. Meshkujt janë të gjithë njësoj? Jo, nuk është e vërtetë, kështu që shmangeni këtë pjesë./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *