E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Çfarë po ndodh mes Elifit dhe Angelina Jolie, zbulohet arsyeja që i bëri bashkë dy aktoret e mëdha

Tuba Büyüküstün është një emër shumë i njohur për publikun shqiptar, ndonëse ky i fundit e identifikon më së shumti me emrin e Elifit në telenovelën ‘’Diamantë dhe dashuri” dhe të Syhanit në ‘’Xhesuri dhe e Bukura”. Aktorja bukuroshe ndodhet momentalisht në Los Angeles, ku po përfaqëson momentalisht Turqinë në Festivalin Ndërkombëtar të filmit të Azisë.

 

Reklamë

Por, gjatë këtij evenimenti, Tuba ka pasur nderin të takojë dhe një prej divave të kinemasë, aktoren Angelina Jolie. Dy aktoret janë takuar pas shfaqjes së filmit “First They Killed My Father”, me regji të Jolie, por sigurisht takimi nuk ka qenë rastësor.

 

Reklamë

Ashtu siç dihet, Jolie njihet për aktivitetet e saj të bamirësisë e po kështu edhe Tuba, e cila është shpallur ambasadore nderi e UNICEF. Dy yjet e filmit kanë folur për kinemanë dhe përgjegjësinë sociale.

 

Në të shkuarën, ato të dyja kanë vizituar kampet e refugjatëve në Turqi dhe Jordani për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe autoriteteve ndaj situatës së fëmijëve në to. Më poshtë do të gjeni edhe fotot nga ky takim:

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë