E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Çfarë po ndodh me Brad Pitt?!

Ilustrim · Vizion Plus

Gjatë fundjavës, Brad Pitt është shfaqur në rrugët e Los Angeles, me një rënie drastike në peshë.

 

 

Ai është fotografuar jashtë studios së skulptorit Thomas Houseado, ku ka qenë duke punuar për një skulpturë. Thuhet që pas ndarjes nga Angelina, aktori ka rënë në peshë për shkak të stresit. Burime pranë yllit të Hollywood kanë thënë se Brad Pitt është duke e rimarrë veten dhe po kujdeset me mënyrën e të ushqyerit.

 

 

“Ai është duke iu përkushtuar një jetese të mirë, ha shëndetshëm dhe bën stërvitje”, – shtojnë ata.

 

 

Por mund të themi se pamja e re mund të jetë edhe një përgatitje për rolin e tij të ardhshëm në “Ad Astra”. Zëra të tjerë thonë se kjo është arsyeja e rënies drastike në peshë, por ende nuk ka një deklaratë nga aktori.

 

 

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh