E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Çfarë nuk u pa nga protesta/ Stresi kërkon Ilir Metën (VIDEO)

Trazira, përplasje me uniformat e policisë, gurë e gaz lotsjellës. Të gjitha këto ishin karakteristikë e protestës së djeshme që u mbajt nga shoqëria civile e qytetarët për vrasjen e Klodian Rashës. Pikante ishte edhe pjesëmarrja e këngëtarit Arkimed Lushaj, i cili njihet ndryshe si Stresi.

 

Thirrja e tij ndaj policisë, që ta vrasë edhe atë, si edhe deklarata se ai është Azem Hajdari i dytë bënë bujë në media. Por ajo çfarë nuk u pa nga protesta ishte thirrja e drejtëpërdrejt që Stresi pati për presidentin Ilir Meta. Teksa ndodhej përpara Kryeministrisë me një grup protestuesish për të vijuar revoltën, Stresi kërkoi nga Meta që të ngrejë popullin në protestë.

 

Reklamë

“O Ilir Meta, o president ku je? Ku je? A do ta çosh popullin a jo? Ne nuk ikim asnjë, këtu do të rrimë. Këta janë mësuar me protesta pleqsh, jo me çuna të rinj!”, ishte thirrja pikante e Stresit për kreun e shtetit.

 

Stresi është shpallur në kërkim nga policia, pas protestës së djeshme. Pak më herët ai sfidoi autoritetet duke bërë video-live në Instagram nga makina, ndërsa policët e kërkojnë.

 

Më shumë video

Reklamë