Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores, pranvera Borakaj, në Vizion Plus, ka analizuar punën e bërë në krye të këtij institucioni nga kryetja aktuale, Elisa Spiropali.
Topalli edhe pse nuk foli drejtpërdrejtë me emra, tha se institucioni i Kuvendit kohët e fundi është përdorur më shumë si ministri.
Sipas saj përjashtimi i deputetëve të opozitës me dy muaj nga seancat plenare apo mos lejimi i opozitës të luajë rolin që i takon është njëjtë sikur t’i heqësh mandatin.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Elisa Spiropali në krye të parlamentit, si pasuesen tuaj si e vlerësoni?
Topalli: Unë kam patur respekt për Servet Pëllumbin si drejtues i parlamentit, kam patur respekt për Namik Doklen, sigurisht që Pjetër Arbnori ka qenë më fisniku nga të gjithë drejtuesit. Më vjen keq që gjatë periudha të fundit nuk është mbrojtur parlamentarizmi. Parlamenti nga gjithë institucionet e tjera është si do i japësh rolin opozitës që ajo të kthehet në rolin e saj të mbikqyrjes. Nëse nuk ja lejon këtë rol opozitës nuk është më parlament, ktheje në ministri. Aq më shumë se gjatë kësaj periudhe kanë përjashtuar me 2 muaj deputetë, unë mund të kem përjashtuar me 3-4 ditë, por kurrë dy muaj, se kjo është gati-gati t’i heqësh mandatin. Kështu që ndoshta të jenë më të pavarura, të bëjnë më shumë se çfarë thotë ligji dhe zemra dhe jo të marrin urdhra.





