E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Çfarë ndodhi sot me stafin e “Al Pazar”?

Ai është padyshim një nga mjeshtrat më të mëdhenj të humorit në Shqipëri.

 
Agron Llakaj me një karrierë brilante, mban të gozhduar përpara ekranit të Vizion Plus, me shown e tij “Al Pazar”, gjithë Shqipërinë. Në fakt kjo nuk është më një gjë e re, por sot duket se ka qenë një ditë e veçantë për mjeshtrin e humorit, i cili feston ditën e lindjes së tij.

 
Stafi i “Al Pazar” ka zgjedhur që në mbledhjen e mëngjesit ta presë ndryshe shefin e tyre, që në fakt është miku i tyre më i mirë. Në postimin e bërë në faqen zyrtare të programit në Facebook, në videon e përgatitur për surprizën e tyre, stafi shkruan: “Më i madhi në vend ka ditëlindjen sot, stafi i tij e uron, Gëzuar ditëlindjen Mbret! ”.

 
Vizion Plus bashkohet me urimin e stafit të “Al Pazar”. Edhe 100, Agron Llakaj, mreti i humorit shqiptar.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë