Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez ka pësuar një aksident gjatë përgatitjeve për performancën e saj në ndarjen e ardhshme të Çmimeve të Muzikës Amerikane. Gjatë një prej provave, ajo goditi kokën, duke përfunduar me një prerje në hundë.
Ngjarjen e bëri të ditur vetë artistja përmes disa postimeve në Instagram. Në njërën prej fotove, ajo shfaqet duke mbajtur një pako akulli në hundë, të shoqëruar me mbishkrimin: “Pra… kjo ndodhi”. Më pas, Jennifer ndau me ndjekësit e saj edhe pamje të zonës së dëmtuar, ndërsa në një tjetër postim falënderoi mjekun që i qepi plagën. “Shtatë ditë më vonë dhe shumë akull – jam si e re”, shkroi ajo me humor.

Ky incident ndodh në një moment kur Lopez po kalon edhe një periudhë të ndjeshme në jetën personale. Në fillim të këtij viti, martesa e saj me aktorin Ben Affleck përfundoi zyrtarisht. Divorci u finalizua nga Gjykata e Lartë e Los Anxhelosit, gjashtë muaj pasi Affleck kishte paraqitur kërkesën. Çifti zgjodhi një zgjidhje miqësore përmes ndërmjetësimit, duke shmangur një proces të gjatë gjyqësor.
Në një intervistë për gazetën spanjolle El País, Jennifer Lopez tregoi se ishte ajo që ua komunikoi lajmin e divorcit fëmijëve të saj, binjakëve Emma dhe Max, të cilët i ka nga martesa me këngëtarin Marc Anthony.
“U thashë atyre se kjo do të ishte një kohë e vështirë, por u premtova se do të dilja më e fortë pas gjithçkaje. Ua vërtetova këtë. Sot ata e ndiejnë vetë dhe kjo më sjell paqe të brendshme,” përfundoi ajo me emocion.
/vizionplus.tv





