E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çfarë ndodhi me autobusin e tifozëve të Partizanit?

Ilustrim · Vizion Plus

Një autobus është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës në aksin nacional Elbasan-Tiranë duke u shkrumbuar totalisht.

 

Autobusi ka marrë flakë në ecje ndërsa në të udhëtonin 30 pasagjerë të cilët ishin tifozë të Partizanit.

 

Si pasojë e flakëve nuk pati persona të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikëse duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

 

Ndërkohë nuk dihet shkaku i shpërthimit të flakëve në autobus, ndërsa mësohet se dy janë pistat kryesore ku po hetohet: E para ajo e një defekti në motor ndërsa e dyta ajo e një manovrimi të gabuar nga ana e shoferit.

 

Drejtuesi I autobusit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh