Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Çfarë ndodh me yndyrën në gjak kur konsumohen vezë çdo ditë?

9 Shtator 16:41

Konsumimi ose jo i vezëve shpesh krijon konfuzion. Herë konsiderohen të shëndetshme për zemrën, herë jo. Por, për shumicën e njerëzve, ato mund të jenë pjesë e një diete të balancuar.

Vezët janë burim i mirë e ekonomik i proteinës cilësore dhe vitaminave si A, D, E, K dhe vitaminave B, si dhe luteinës dhe kolinës.

Megjithatë, vezët përmbajnë edhe kolesterol ushqyes, dhe trupi i secilit njeri e përthith ndryshe. Kjo do të thotë se ndikimi i vezëve te kolesteroli apo yndyra në gjak ndryshon nga personi në person.

3 mënyra si vezët ndikojnë në kolesterol:

Trupi i secilit përthith ndryshe kolesterolin e vezëve Një vezë e madhe ka rreth 206 mg kolesterol. Prodhimi i kolesterolit nga vetë trupi ynë ka ndikimin më të madh te nivelet e kolesterolit në gjak. Trupi prodhon mes 800 dhe 1,000 mg kolesterol në ditë, në varësi të gjeneve dhe funksionit të mëlçisë.

Disa njerëz përthithin vetëm 20 për qind të kolesterolit nga ushqimi, ndërsa të tjerë deri në 80 për qind. Pra, nëse je nga ata që përthithin pak, vezët nuk do të kenë ndikim të madh. Por nëse përthithja është e lartë, një vezë çdo ditë mund të rrisë kolesterolin.

Vezët kanë pak yndyrë të ngopur

Niveli i kolesterolit në gjak ndikohet shumë edhe nga yndyrat e ngopura, të cilat rrisin kolesterolin e keq (LDL) dhe rrezikun për sëmundje të zemrës.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që yndyrat e ngopura të mos kalojnë 6 për qind të kalorive ditore (rreth 11-13 gramë në ditë për një person që konsumon 2000 kalori). Lajmi i mirë është se një vezë ka vetëm 1.6 gram yndyrë të ngopur, ndërsa pjesa tjetër e yndyrave janë të shëndetshme.

Mund të ndihmojnë në menaxhimin e peshës

Mbipesha rrit rrezikun për kolesterol të lartë, ndërsa humbja e peshës e ul atë. Një vezë ka rreth 70 kalori dhe 6 gramë proteina, që ndihmojnë të ndihesh i ngopur. Studimet tregojnë se vezët, kur kombinohen me plan ushqimor që nuk përmban shumë kalori, mund të ulin indeksin e masës trupore (BMI).

Sa vezë mund t’i hash pa rrezik?

Dikur këshillohej të mos kalohej 300 mg kolesterol në ditë, por sot nuk ka kufi të qartë. Mund të lexosh një studim që thotë se nuk ka problem të hash vezë, dhe një tjetër që sugjeron vetëm një në ditë.

Nëse ke diabet, tension të lartë ose kolesterol të lartë, dietologët zakonisht rekomandojnë jo më shumë se 3 të verdha vezësh në javë. Të bardhat nuk përmbajnë kolesterol dhe mund të hahen lirshëm.

Nëse nuk ke faktorë rreziku për sëmundje kardiovaskulare, një vezë në ditë është përgjithësisht e sigurt. Madje një studim i gjerë nuk gjeti dallime në rrezikun e vdekshmërisë mes atyre që hanin një vezë në ditë dhe atyre që nuk hanin fare.

Si t’i hash vezët në mënyrë të shëndetshme

Ha më shumë ushqim bimor: Sipas dietologeve dhe mjekëvce, dieta e pasur me ushqime bimore lidhet me më pak sëmundje kardiovaskulare.

Balanco vaktin: kombino vezët me fruta, perime, arra e drithëra.

Shto të bardhat: për më shumë proteina, përziej një ose dy të bardha me një vezë të plotë.

Zgjedh metoda më të shëndetshme gatimi: vezë të ziera, jo të skuqura me gjalpë apo dhjam.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Kolesteroli Veza Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht 2026, cilat janë shenjat më me fat

më shumë...

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja të zodiakut do të përjetojnë ditë të bukura deri në fund të vitit 2026

më shumë...

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të rrisë rrezikun nga kanceri

më shumë...

Arsyet përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:24

Fluks i shtuar në portin e Vlorës,...

9:20

U konfirmua nga Senati si ambasador, Ambasada...

9:02

Djegia e mbeturinave në landfillin e Krujës,...

8:45

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një...

8:23

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani...

8:20

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve,...

8:02

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht...

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.