Subscribe

Pastori Akil Pano rrëfeu sot në emisionin “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakajn, se si e priti rënien e sistemit dhe ardhjen e pluralizmit në Shqipëri.

Pano tha se në atë kohë mendoi që të largohej nga Shqipëria me kamion, por nuk e bëri. Pastori tha se nuk zgjodhi emigrimin për hir të familjes së tij.

Akil Pano: Për mua një nga çështjet kryesore ishte liria e fjalës, dhe e fesë. Ato vitet e para kur ne nuk ne dinim se çfarë ishte pluralizmi pyeta profesorin tim dhe i thashë, a do hapen kishat, a do kenë njerëzit liri që të shkojnë të adhurojnë Zotin? Kjo tha që është një gjë që ende nuk mund ta themi, por me shumë mundësi drejt asaj po shkon. Gjatë kohës që në Tiranë u hapën ambsadadat, një pjesë e shokëve të mi ikën nga Shqipëria…Një nga miqtë e mi të ngushtë me thotë hajt të ikim jashtë, nuk rrihet më këtu…E mendova një moment që të ikja por forca që më tërhoqi për të qenduar brenda ishin lotëtë e mamasë time, babait, gjyshes, gjyshit..fakti që përmes shumë mundimeve ata arritën të kenë një fëmijë në familje, unë isha djalii katërt që kishte lindur dhe megjithatë i pari që kishte jetuar dhe nuk doja ti thyeja zemrat atyre./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *