Ministrja e Arsimit, Besa Shahini risolli në vëmendje pyetjen e famshme të provimit të letërsisë për maturantët “Çfarë bëri Turi?”. Përmes një postimi në “Facebook”, duke ju përgjigjur edhe kritikave të opozitarëve, Shahini tha se kësaj pyetje i kanë dhënë përgjigje të saktë 12 mijë maturantë.

 

 

“Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje. Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim”, tha ajo në “Facebook”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *