E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çështja Tahiri/ Soreca: Nuk mund të komentoj vendimin pa lexuar dosjen

Ambasadori I BE, Luigi Soreca nuk ka pranuar që të japë një koment në lidhje me vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

 

Soreca tha para mediave se do të lexojë fillimisht dosjen ndaj ish-ministrit e më pas do të japë një qëndrim mbi këtë ngjarje.

 

Reklamë

“Si një ish prokuror do të shikoj dosjen dhe më pas do i komentoj. Nuk mund të komentoj vendimin pa lexuar dosjen”

 

Gjykata dënoi ish-ministrin Tahiri me 5 vite burg, por që për shkak të gjykimit të shkurtuar I konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Vazhdo të lexosh

Reklamë