E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

“Çështja Tahiri”, Gjata: Vendimi i drejtësisë italiane, s’ka lidhje me hetimin në Shqipëri

Plot një vit e dy javë më parë shpërtheu skandali i lidhur me emrin e ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

 

Reklamë

Përmes medias në Tiranë u bënë publike pjesë të përgjimeve italiane të bisedave midis pjestarëve, të të ashtuquajturës “banda e Habilajve”, biseda të cilat hidhnin hije të rënda dyshimi për përfshirje të ish-ministrit Tahiri në trafik drogë.

 

Ndërkohë drejtësia italiane thotë se nuk ka gjetur prova për këto dyshime, i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus është juristi Çlirim Gjata.

 

Sipas tij vendimi i drejtësisë italiane për ndalimin e hetimit, nuk ndikon aspak në hetimin e Prokurorisë Shqiptare, pasi nëse ai është shpallur i pafajshëm në Itali, mund të shpallet fajtor ktu.

 

Çdo gjë sipas tij është në dorë të prokurorisë dhe një vendimi gjykate, janë ato që do të vendosin në lidhje me akuzat e ngritura në Shqipëri ndaj ish-ministrit Tahiri.

 

me poshte intervista e plote e juristit Gjata, e dhene per Vizion Plus;

 

Ish-ministri Sajmir Tahiri sot po thotë se është i pafajshëm sepse gjykata në Itali nuk ka gjetur prova për aktivitet kriminal të tij, PD sot ka thënë se hetimi në Itali nuk ka lidhje me hetimin që po bëhet në Shqipëri. Cili është opinioni juaj si jurist?

 

Unë nuk mund të marr përsipër të them se zoti Tahiri është ose jo i pafajshëm pasi ka një Gjykatë që duhet ta thotë këtë. Në jurispodencë një parim, ligji vepron në kohë dhe në hapësirë, dhe ligjet në vendin tonë veprojnë në hapësirën e Republikës së Shqipërisë, çfarë përmban toka dhe deti i saj. Në qoftëse ka një akuzë, kodi penal dhe i procedurës penale veprojnë në territorin e Shqipërisë jo jashtë saj, nëse ka një akuzë të ngritur nga Prokuroria shqiptare për një vepër penale atëherë duhet një vendim i prokurorisë, e cila pushon hetim ose një vendim pafajsie ose fajësie gjykate, kështu mbyllen procedurat e një akuze. Ndërkohë prokuroria shqiptare nuk mund të ngrejë një akuzë për një vepër penale të kryer në Itali, qoftë kjo edhe për z. Tahiri , Prokuroria italiane ka mbyllur hetimet për veprimtarinë e tij në Itali, megjithëse duhet të shikohet me kujdes i gjithë vendimi. Përsa i takon prokurorisë shqiptare, hetimi në Itali, i shërbën si provë, në i duhet apo jo, mund të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, por nuk do të thotë se fakti që është pushuar një hetim në Itali dhe detyron dhe prokurorinë tonë.

 

E kuptoj se nuk ka lidhje vendimi i gjykatës apo prokurorisë italiane me hetimin në vendin tonë, por hetimi në Shqipëri filloi pas sinjalit që erdhi për shkak të zbulimit të përgjimeve që ishin dosjen italiane.

Lidhje ka, por që kjo i takon prokurorisë, për sa dëgjova mendoj se aty kemi pretendime proceduriale përderisa nuk është gjetur dhe  eshte pushuar hetimi në Itali, kjo sdo te thote se duhet të pushohet dhe në Shqipëri këtë nuk e përmban Procedura. Problemi këtu është se prokuroritë e ndershme kanë dhe marrëveshje ndërshtetërore që mund të ndihmojnë njëra-tjetrën, pastaj lirispudenca është çështje hetimi dhe çështje provash, gjithmonë mendoj se prokuroria shqiptare ka hapur një hetim për veprën penale që ka ndodhur në Shqipëri jo në Itali. Ajo mund ti marrë dhe ti vlerësojë ndryshe ato që i kanë përgjimet mund të mos i vlerësojë fare, mund të ketë prova të tjera këtu, është çështje fakti. Duhet ndërhyrja e gjykatës këtu.

 

Po sikur Gjykata në Itali të kishte konkluduar që po Saimir Tahiri është i përfshirë në aktivitet kriminal me bandën e Habilajve?

Nëse z.Tahiri mund të gjendjej fajtor në Itali, kjo nuk e përjashton që ai të shpallej i pafajshëm në Shipëri, pra diskutohet për një vepër ndaj janë të ndara gjërat sipas territorit. Në  qoftë se ai ishte fajtor ose i pafajshëm për një vepër penale në Itali, nuk do të thotë se automatikisht është i pafajshëm apo fajtor për një vepër penale të kryer në Shqipëri, pra janë gjëra të ndryshme. Nuk mundet gjykata italiane që të thote se Tahirit i pushohet hetimi në Itali dhe automatikisht i pushohet dhe në Shqipëri.

 

Politikanët në Shqipëri z.Gjata është thuajse një rregull i pashkruar  sa herë që happen çështje edhe kur hetohen në fund të ditës ja hedhin paq, nuk i gjen gjë. Kjo ndodh sepse prokuroria nuk ka fuqi të imponohet  bazuar në ligjin në fuqi, apo nuk janë prokurorë profesionalisht aq të aftë sa ti kopsitin provat për të mbërthyer politikanët.

Tani bëmë  gjithë këtë reformë në drejtësi dhe priten ndryshime, port ë shohim se çfarë do të kemi. Përsa i përket faktin se ja kanë hedhur paq dhe Italia nuk ngelet pas, më shumë se e paaftë profesionalisht prokuroria shqiptare ka qenë e kapur nga politika, pikërisht  për të mbrojtur politikën kështu ka qenë i ndërtuar sistemi pikërisht për të mbrojtur politikën kështu ka qenë i ndërtuar sistemi i cili kjo ndryshon dhe kalbëzimin deri diku korrupsionin  politik dhe financiar te institucionet tona në drejtësi dhe solli reformën në drejtësi. Tashmë problem është se çfarë do të ndodhë më pas. Përshembull te çështja Tahiri, e shikoni çfarë mosbesimi hapet, ajo mundet u pushua çështja në Itali, mund të pushohet dhe në Shqipëri se ska prova që sështë i lidhur. Por më thoni mua se kush ka besim pas atij termeti që ndodhi në prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku njëra prokurore e çështjes Tahiri u transferua në mënyrë të paligjshme në prokurorinë e Rrethit Tiranë , një prokuror tjetër u dërgua në Pogradec, një tjetër është nënshtruar në kërkesat e kryeministrit për konspiracion për rrëzimin e qeverisë dhe po heton në këtë drejtim. Pra kush ka besim tek kjo prokurori, pse duheshin luajtur, pse nuk u lanë të qetë këta prokurorë që ta ërgonin deri në fund këtë hetim edhe sikur të dilnin bllof, do thoshim se ishin të paaftë por nuk do të thoshte kush se janë të korruptuar politikisht, pse duhej në këtë rast. E mora këtë rast për të treguar se kjo sjell mosbesimin e opinionit te prokuroria siç ka ndodhur, gjithmonë vërtet ja kanë hedhur paq, por askush ska besim që prokuroria ka zbatuar ligjën apo nuk i ka shërbyer politikës.

Më shumë intervista

Reklamë