E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Çështja “McGonigal”/ Escobar: Nuk ka dëmtuar aspak marrëdhënien e SHBA me Shqipërinë

Gabriel Esobar i dërguari SHBA për Ballkanin Perëndimor ka komentuar për herë të parë çështjen McGonigal.

 

Escobar në një komunikim me gazetarët ka thënë se marrëdhënia Shqipëri- SHBA nuk është dëmtuar aspak prej çeshtjes McGonigal pasi kjo mbetet për tu hetuar nga FBI, madje ka shtuar se Shqipëria ka ndihmuar shumë gjatë Këshillit të sigurimit .

 

“Shqipëria  është aleate e NATOS  dhe pjesë e këshillit të sigurimit, çështja MC Gonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të sigurimit. Megjithatë nuk dua të komentoj shumë McGonigal pasi është çështje që i takon FBI.  DASH nuk është pjesë e atyre hetimeve”, tha Escobar, në një bashkëbisedim virtual me gazetarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë