Subscribe

Ne 10 -vjetorin e tragjedisë se Gërdecit, familjaret  e viktimave por dhe te plagosur nga shpërthimi rrëfejnë dramën e tyre.

 

Tragjedia e 15 marsit gjymtoi jetët e banoreve te Gërdecit. Fëmijë te mbetur jetim, prindër qe humben fëmijët, bashkëshortët, te afërmit dhe te plagosur invalidë sot  pa asnjë mbështetje.

 

10 vjet nga ngjarja e Gërdecit, asnjë zyrtar nuk është  ne burg. Familjaret e viktimave ndihen te tallur, te zhgënjyer, te rivrare. Ata i kërkojnë kryeprokurores rihapjen e çështjes dhe gjykimin e përgjegjësve te vërtetë.

 

Tragjedia e Gërdecit ishte një nga çështjet me seancat me te gjata gjyqësore. Sot pas dhjete vjetësh drejtësia e ka mbyllur superprocesin e saj ne te gjitha shkallet e gjyqësorit.

 

28 te akuzuarit janë te lire dhe disa ikën jashtë Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *