Anëtarja e Kryesisë së PD, Jorida Tabaku deklaroi se vetëm vitin e kaluar buxhetit të shtetit iu shkaktuan 14 milionë dëme si pasojë e vendimeve të dhëna për çështjen e pronës.

 

Në një postim në “Facebook”, Tabaku akuzon qeverinë se ka prodhuar vetëm ligje që përkeqësojnë plagët e pronarëve dhe jo që i shërojnë.

 

“Cfarë ka bërë qeveria Rama kundër pronës private dhe publike në 6 vite! Gjykata Europiane e Strasburgut; vetëm vitin e kaluar 14 milionë Euro dëme për shtetin, i jep të drejtë pronarëve të ligjshëm! Në raportin e fundit të Gjykatës Europiane mbi çështjet në gjykim dhe vendimet e saj, Shqipëria zë vendin e parë sa i takon çështjeve të pronësisë. Plaga e buxhetit të shtetit, ekonomisë por edhe pronarëve vazhdon të lëngojë ndërsa drejtësia kërkon të zbatohet. Fatkeqësisht, qeveria dhe njerëzit që drejtojnë atë në gjashtë vite kanë prodhuar vetëm ligje që nuk shërojnë plagët por i përkeqësojnë.”

 

Duke renditur të gjitha vendimet e marra nga qeveria, Tabaku shprehet se ka ardhur koha që prona të vlerësohet dhe pronari të respektohet.

 

“Ka ardhur koha që prona të vlerësohet dhe pronari të respektohet. Projekti i PD jo vetëm që nuk lidhet me tjetërsimin e pronës dhe as shtetëzimin e tij për interesa personale. Përkundrazi, projekti jonë për pronën dhe tokën lidhet pashmangshmërisht me ekonominë dhe rigjallërimin e saj. Prona e pronarit të mos jetë më plaçka e zilisë që qeveria dëshiron ta gllabërojë, por të jetë e drejta që e gëzon i zoti. Parimi jonë ndaj pronës është po aq i shenjtë sa ndaj Zotit, familjes dhe atdheut.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *