E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çështja “Babale”/ Gjykata pranon kërkesën e Salianjit për moszgjatje hetimesh

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e deputetit të PD, Ervin Salianji për moszgjatje të hetimeve për çështjen “Babale”.

 

Reklamë

Gjykata i la afat prokurorisë deri më datë 20 mars që të mbyllë të gjitha veprimet për çështjen “Babale”.

 

Deputeti demokrat Ervin Salianji akuzohet për kallëzim të rremë pasi sipas hetimeve të bëra nga prokuroria rezultoi se zëri në audio nuk i përkiste vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj por dyshohet se ishte i Fredi Alizotit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë