E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ceremonia për Kaçifas, gazetari grek ndalohet në Kakavijë

Të shtunën shënohen 40 ditë nga vrasja e Kostandin Kaçifas, dhe pritet që të  zhvillohet një ceremoni përkujtimore.

 

Në këtë ceremoni bëhet me dije se do të jenë shumë pjesmarrës grek. Autoritetet shqiptare mbrëmjen e kësaj të premtje i kanë ndaluar hyrjen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një gazetari grek.

 

Reklamë

Gazetari Panajotis Savidis, i cili punon për gazetën greke “Protothema”, i është komunikuar se është person non grata në Shqipëri dhe për pasojë nuk mund të hyjë në territorin shqiptar. Gazetarit i është dhënë edhe një dokument për këtë.

 

Gjithashtu bëhet me dije se të gjitha pikat e kalimit kufitar, policia ka shpallur listën me 52 shtetasit non grata.

Vazhdo të lexosh

Reklamë