50 breshka të vogla deti Carreta -carreta janë zhytur në ujërat e detit Adriatik nga foleja e tyre e parë në bregdetin e Divjakës. Folenizimi i tyre është monitoruar nga stafi i Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta me në krye drejtorin e parkut, Ardian Koci.

 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale ka postuar videot e breshkave të reja Carreta- carreta teksa dalin nga foleja e i drejtohen detit.

 

“Prej dy ditësh në territorin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta po ndodh çelja e vezëve të depozituara nga një breshkë deti (Carreta carreta) pasi ishte spikatur më parë si fole në zonën e bregdetit të Parkut. Deri më tani rreth 50 individë të rinj breshkash arritën të zhyteshin në ujërat e Adriatikut për të ndërmarrë rrugëtimin e tyre të gjatë, dhe shpresojmë do të kthehen për të depozituar vezët përsëri… “Ky është një eveniment natyror unikal për vendin tonë pasi vërtetohet se bregdeti ynë shërben edhe për shtimin e një prej llojeve më të vjetra të botës faunistike që ruhet në të gjithë botën.”

 

Ky është rasti  i parë i monitorimit të folesë së breshkës Caretta -Caretta në bregdetin shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *