Procesi që pason votimin është ai i numërimit të votave të hedhura në kuti, për të kuptuar edhe fituesin e zgjedhjeve.

 

Për këtë proces, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi të ruhet qetësia, veçanërisht nga partitë politike.

 

Ai deklaroi për mediat, pas mbylljes së qendrave të votimit, se votat do të numërohen brenda 48 orëve. Pra, me shumë gjasë të martën njohim fituesin e zgjedhjeve.

 

“Tani që procesi i votimit ka përfunduar, ose është duke u përfunduar, është e nevojshme të sjell në vëmendje detyrimet e komisionerëve për të përmbyllur procesin. Do të presim të numërohen fletët e votimit për të marrë vesh se kush është fituesi i këtyre zgjedhjeve. Partitë të ruajnë qetësinë. Gjithë lidershipi politik duhet të kuptojë se ka nevojë për shumë qetësi në këtë moment. KQZ ka marrë të gjitha masat që procesi i numërimit të përfundojë brenda 48 orëve për partitë politike dhe koalicionet, për të vijuar me rezultatin për kandidatët. Gjithë procesi i numërimit të fletëve të votimit do të jetë i vëzhguar nga vëzhgues vendas e ndërkombëtarë. Do të fillojmë menjëherë procesin e numërimit, sapo të përmbyllim procesin e votimit dhe transportimin e kutive në mënyrë të sigurt në vendet e numërimit të votave.”

 

Procesin e votimit, Ilirjan Celibashi e përshkroi si të qetë dhe të sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *