E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 32 minuta më parë
Video · Politikë

Celibashi: Mazhoritari i korrektuar, sistemi më përfaqësues

Tashmë që politika ka rënë dakord për nisjen e reformës elektorale, ekspertë të Kodit Zgjedhor, mendojnë se fillimi në kohë i rishikimit të legjislacionit është i rëndësisë së veçantë. Për Ilirjan Celibashin, ish-drejtues i KQZ-së, nuk duhet që politika të bëjë gabimin t’i lë ndryshimet ligjore për momentin e fundit. E sa i takon sistemit elektoral, ai është i mendimit të rikthimit të ndarjes së mandateve për deputet si në zgjedhjet e 2005-ës.

 

Aplikimin e teknologjisë në zgjedhje, Celibashi e shikon me rezerva. Sipas tij, duhet pasur shumë kujdes kryesisht në votimin elektronik. Pak ditë më parë, ODIHR publikoi raportin përfundimtar të vlerësimit për zgjedhjet e 25 qershorit. Vëzhguesit ndërkombëtarë i bëjnë thirrje klasës politike shqiptare të nisin sa më parë rishikimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet.

 

Më shumë video

Reklamë