Subscribe

Deri në fundin e këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ketë gati projektin që do të mundësojë votën e diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të 2025-ës.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Në krye të vitit tjetër ne do të kemi diçka konkrete për të diskutuar. Gjithë këtë proces KQZ është duke e konsultuar me përfaqësues të diasporës dhe shpresojmë që të gjithë aktorët e tjerë që kanë detyrim të përfshihen, më së pari, partitë politike.

 

Më 25 Prill, diaspora nuk votoi edhe pse ishte një nga detyrimet që prodhoi ligji zgjedhor dhe një nga premtimet e Partisë Socialiste që në mandatin e parë qeverisës. Koha e pamjaftueshme për të përgatitur bazën ligjore për mënyrën e regjistrimit dhe votimit të diasporës ishte rrjedhojë e mungesës së vullnetit të partive politike për ta mundësuar atë. Kur duhen katër vite nga parlamentaret e ardhshme, Ilirjan Celibashi premton:

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Do të ishte e pafalshme për këdo, për ne vetë si KQZ por edhe për të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë, nëse do të dështojnë në realizimin e këtij projekti. Unë nuk shoh asnjë arsye objektive që ky proces mos të eci përpara. Për KQZ-në, ky është prioritet mbi prioritet.

 

Kur nga Partia Demokratike është kërkuar ndryshimi i kushtetutës për mos-ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, Ilirjan Celibashi e sheh të udhës që KQZ të bëhet pjesë e diskutimeve për ndryshimet e pritshme në reformën zgjedhore.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Do të ishte shumë mirë që zëri i KQZ-së të dëgjohej. Ne këtë do ta bëjmë edhe sikur mos ta kemi këtë ftesë, kur të kemi rastin për të bërë publike qëndrimet tona ne nuk do të hezitojmë për të thënë çfarë është mirë dhe jo, qoftë në pikëpamje të ligjit zgjedhor dhe të praktikave të tjera.

 

Dhe këtë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve po e bën përmes cicërimave që u dërgon herë pas here partive politike, rekomandimet e ODIHR të dala nga parlamentaret e Prillit.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Çdo ditë që kalon, pa i adresuar këto rekomandime është ditë e humbur, kaq kemi në dorë për të bërë, shpresojmë te dëgjohemi edhe pse janë cicërima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *