E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çelet Samiti i Diasporës, Majko: Kjo është shtëpia e mbretit, por sot mbret jeni ju

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka hapur Samitin e Diasporës në Tiranë, duke theksuar se ky samit shërben për të diskutuar çështje në interes të përbashkët dhe mbi të gjitha për t’u dëgjuar.

 

“Për të gjithë bashkë, për të diskutuar çështje të cilat na lidhin me interesa  me ekonomi, por mbi të gjitha na bëjnë të pohojmë atë që jemi dhe mbi të gjitha atë që do të jemi. Kjo është një shtëpi, që i është dedikuar mbretit, por ne jemi sot për t’ju pohuar se në këtë shtëpi, qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë, politikanët e të gjithë trevave shqiptare vijnë jo që ju të na dëgjoni, por që t’ju dëgjojmë.”

 

Reklamë

Ministri Majko në fund të fjalës së tij ka dhënë edhe një mesazh nga të gjithë shqiptarët dhe mbi të gjitha për diasporën.

 

Sipas tij Shqipëria ka për t’u bërë dhe kjo nuk mund të arrihet pa vullnetin, pa ndihmë, pa interesimin, pa këmbënguljen e pjesës së vet, ndoshta më të mirë që është diaspora e Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë