Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Shqipëria do mbështesë sovranitetin e Ukrainës”, Zelensky tha se...

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes...

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci...

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

Çelet grup kapitulli i fundit/ Rama në Bruksel: Dukej një ëndërr, kurrë mos merr asnjë gjë të mirëqënë në Bruksel

17 Nëntor 10:25

Shqipëria ka arritur një moment të rëndësishëm në procesin e saj të integrimit në Bashkimin Evropian, duke hapur negociatat për grupin e fundit të kapitujve.

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp pas hapjes së këtyre kapitujve, theksoi se kjo arritje, që më parë dukej e pamundur, është tani një realitet i prekshëm.

Ai shprehu falënderimet e tij për ata që kanë kontribuar në këtë proces, si dhe kujtoi se asnjë hap i avancuar nuk është marrë për të mirën e tjetrit, por për interesin e shqiptarëve dhe brezave që do të vijnë.

Për më tepër, Rama theksoi rëndësinë e punës së palodhur dhe qëndrueshmërisë, duke paralajmëruar se asgjë nuk duhet të merret e mirëqenë në Bruksel, sepse vetëm me angazhim dhe rezultate mund të sigurohet një e ardhme më e mirë për vendin.

Rama: Kush do ta mendonte që do të ishim këtu sot, duke çelur të gjithë grup kapitujt, vetëm pak kohë më parë, ishte diçka që dukej e pamundur. Ishim në pikën ku po mësoheshim me sprapsjet, por unë besoj se i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë, më të vetëdijshëm dhe më të pjekur. Me atë që ishte vetëm ëndërr, pak më tepër se një vit më parë, është plan pune, realitet. Pa fjalë formale apo protokoll, dua të falenderoj me gjithë zemër, Marinë dhe Martën. Marinë për transformimin e fjalëve të presidencës daneze në vepra, kur bëhet fjalë për zgjerimin. Dhe Martën, që është kampione e anëtarësimit të Shqipërisë.

Jam i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit po merr. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë, për të ecur përpara me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultate. Sot Shqipëria, del me krenari nga kjo fazë e parë ,me ndjenjë më të madhe përgjegjësie. Vështirë të mendojë ndonjë shqiptar, se anëtarësimi në BE nuk është zgjidhja më e mirë. Dua të shtoj, qoftë mënyra e fortë, a e butë na mësoi, kurrë mos merr asnjë gjë të mirëqenë në Bruksel. Kur të buzëqësih shijoje, por mos e merr të mirëqenë, mund t’i zhduket nga fytyra sa hap e mbyll sytë. Puno fort dhe përgjigju në çdo rrethanë me përsulëri dhe rezultate. Këto janë ato gjëra që këta njerëz vlerësojnë. Jemi në duar të mira nëse nuk harrojmë asnjëherë që është puna e duarve tona që ka rëndësi, jo për ta, por për ne, për popullin shqiptar dhe brezin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, komisionerja Marta Kosi vlerësoi punën e vërë nga vendi ynë, duke ehte se është rezultat i punës së autoriteteve për zbatimin e reformave. Kos tha se BE është e përkushtuar që Shqipërinë ta integrojë në BE.

 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
BE rama

Nga e njëjta kategori

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive zonat rurale mbeten pa përfaqësim

më shumë...

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën hetim dhe 19 motomjete elektrike të sekuestruara

më shumë...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende ndër destinacionet e lira

më shumë...

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vjeçare me makinë, vogëlushja ndërron jetë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

11:18

“Shqipëria do mbështesë sovranitetin e Ukrainës”, Zelensky...

11:15

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Situata...

11:05

Hyri me Jet Ski në zonën e...

10:52

Shkodër/ Kontrollet me dron, radar dhe makina...

10:13

“Zjarri në Krujë u dominua plotësisht”, ministri...

9:51

Natë “ferri në Krujë”/ Vihen nën kontroll...

Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo
9:34

Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e...

9:17

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi...

9:08

Vijojnë zjarret në Mallakastër, riaktivizohet vatra në...

8:40

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në...

8:31

“Financat kërkojnë planifikim”, parashikimi i yjeve për...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.