Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku ka ngritur dyshime mbi mënyrën e funksionimit të një koalicioni mes LDK dhe Vetëvendosjes.

 

Për Çejkun mosgjetja e gjuhës së përbashkët mes dy forcave deri në këto moment ngre dyshime mbi mënyrën se si do të bashkëpunojnë këto dy forca politike në të ardhemen.

 

“A ka siguri që ky koalicion do të funksionojë deri në vitin 2021? Duke parë që pas kaq kohësh nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët si do të jetë e mundur që të bashkëpunojnë. Pra janë dy pjesë që nuk kanë asgjë të përbashkët.”

 

I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “7pa5”, në Vizion Plus, Çejku deklaroi se Kurti dhe Mustafa se po vënë interesat e tyre politike para ato të qytetarëve të Kosovës. Dhe kjo sipas tij po tregohet me vonesat e mosgjetjes së një gjuhe të përbashkët për koalicionin qeverisës.

 

“Dhe këto vonesa tregojnë që liderët politk vënë intereat e tyre para ato të qytetarëve të Kosovës. Dhe këto vonesa po e tregojnë. Teorikisht ata o kanë ndarë disa ministri. Por takimet e lidrëve nuk kanë qenë ato që pritshin. Ato duhet të kishin një klimë tjetër. Kam besuar se LDK dhe Vetëvendosja do të bashkonin forcat për sfidat që I presin por s’ka ndodhur”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *