Subscribe

Koalicioni opozitar Bashkë Fitojmë ka çelur këtë të shtunë fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit në stadiumin Air Albania.

 

Teksa u prezantuan një për një të 61 kandidatët për kryetar bashkie, i fundit që u ngjit në podium ishte ai i Tiranës, Belind Këlliçi.

 

 

Në programin e tij, Këlliçi ka prezantuar se do të ofrojë shërbimin falas të urbanëve në kryeqytet.

 

Ndaj dhe hyrja e Këlliçit ishte e pazakontë, me një autobuz.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *