Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Ç’do të bëjë PD-ja pas shkarkimit të Metës?

Nga Eduard Zaloshnja
Analist
9 Korrik 11:40

Nga Eduard Zaloshnja

 

PS-ja duket e vendosur t’i shkojë deri në fund shkarkimit të Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Hapin e parë po e hedh sot me krijimine komisionit hetimor për 9 shkeljet e kushtetutës, që, sipas saj, ka kryer Meta. Hapi i dytë do të jetë votimi në senacë plenare për shkarkimin e tij (rezoluta kundër Metës mori 100 vota nga 93 që duhen për shkakrkimin e presidentit). Ndërsa hapi përfundimtar do të jetë ai i përzgjedhjes së disa anëtarëve të gjykatës kushtetuese, për të krijuar kuormin e mjaftueshëm për certifikimin e shkarkimit.

 

Gjasat janë që të gjithë këta hapa të përmbyllen para 13 tetorit (datës që ka ridekretuar Meta për zgjedhje lokale), në mënyrë që PS-ja t’i përgjigjet kërkesës së Departamentit të Shtetit dhe Bashkimit Europian për konfirmim të ligjishmërisë së votimit të 30 qershorit në gjykatën kushtetuese, para asaj date.

Argumenti që do të përdorë PS-ja do të jetë se presidenti u shkakrkua pikërisht se deshte të anullonte zhvillimin e votimit në 30 qershor, datë që e kishte dekretuar vetë më parë, bazuar në kushtetutë e kod elektoral.

 

Në qoftë se ngjarjet ndjekin këtë kurs, hapi tjetër i PS-së do të jetë ai i zgjedhjes së presidentit të ri. Dhe kë do të propozojë PS-ja?

 

Dy ditë para 30 qershorit, Rama ishte i ftuar në emisionin RealStory të Sokol Ballës. Një nga panelistët i tha Ramës se me shkakrimin e Metës, do të instalohej një socialist edhe në presidencë. “Kush tha që presidenti i ri do të jetë socialist?” ishte përgjijgia e menjëhershme e Ramës. “Ky përbën një lajm të madh,” tha panelisti, dhe vazhdoi të ngulmonte për të mësuar diçka më tepër për presidentin e ri “josocialist”. Por Rama kaloi në një temë tjetër…

 

Ato fjalë të Ramës të japin një ide fillestare mbi konturin e dialogut të tij me PD-në, aq shumë të kërkuar nga Departamenti i Shtetit dhe Bashkimi Europian. Duke i ofruar PD-së që të propozojë një kandidat për president, praktikisht Rama e bën atë pjesëmarrse në krijimin e gjykatave më të larta të vendit. Kjo, sepse presidenti ka të drejtën e emërimit të disa anëtarëve të tyre të përhershëm (aktualisht këto gjykata po të plotësohen me anëtarë të përkohshëm).

 

Në qoftë se dialogu fillon, kuptohet që emri i presidentit të ri nuk do të jetë çështja e vetme që do të diskutohet. Një sërë reformash, duke filluar nga ajo elektorale, do të diskutohen gjithashtu. Dhe ç’është më e rëndësishmja, do të diskutohet se kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare e me ç’qeveri do të shkohet në to.

 

Por a do ta pranojë PD-ja dialogun me Edi Ramën pas shkarkimit të Metës?

 

Në qoftë se e pranon, praktikisht mbyllet bashkëpunimi i saj me LSI-në dhe do t’i duhet të garojë kundër koalicionit të PS-së vetëm me koalicionin e saj tradicional.  Partitë e këtij koalicioni (PD, PR, PDIU, LZHK, PAA, PDK, PBDNJ, etj.) e kanë patur kuotën e vet më të lartë elektorale në vitin 2009, kur morën në total 760 mijë vota.  Ndërsa partitë e koalicionit socialist (PS, PSD, PDS, etj.) e patën kuotën e tyre më të lartë në vitin 2017, kur morën 785 mijë vota. Këto kanë qenë dy vite kur PD-ja dhe PS-ja, përkatësisht, futeshin në zgjedhje pas një mandati qeverisës. Pas mandatit të dytë, PD-ja dhe satelitet e saj pësuan tkurrje, ndërsa PS-ja dhe satelitet e saj mbetet të shihen nëse do të pësojnë tkurrje, kur të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të rradhës…

 

Në qoftë se PD-ja nuk e pranon dialogun me Ramën pas shkarkimit të Metës, praktikisht futet në kurs përfundimtar përplasje me Departamentin e Shtetit dhe Bashkimin Europian, duke e lënë veten jashtë çdo institucioni (nga presidenca deri tek bashkia më e vogël). Në këto kushte, trysnia perëndimore do të jetë jashtëzakonisht e lartë, që opozita të mos shkojë drejt dhunës (e pamë sa e fortë ishte kjo trysni para 30 qershorit).

 

Përvoja e sjelljes së 6000 trupave ushtarake në vitin 1997 (për të shmangur luftën civile) i ka bërë kanceleritë perëndimore shumë alergjike ndaj akteve të dhunës në Shqipëri (pavarsisht kush ka qenë në pushtet atje dhe këtu, të majtë apo të djathtë). Në shtator 1998, ato i dhanë ultimatum Berishës të tërhiqte të vetët nga institucionet që kishin pushtuar me antitanke e kallashnikovë. Ndërsa në janar 2011, i dhanë ultimatum Ramës që të mos vazhdonte me protesta të dhunshme. Pas atij ultimatum, ai marshoi me lule në dorë, vetëm disa ditë pasi garda e Berishës i kishte vrarë katër protestues me duar në xhepa në bulevard…

 

Në qoftë se Meta shkakrohet, PD-ja vërtet do të jetë para një udhëkryqi të vështirë…

Posted Under:
Opinion

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

më shumë...

Dronët ukrainas që po godasin arkën e luftës së Rusisë

më shumë...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

më shumë...

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.