Subscribe

Thirrja e ambasadores Yuri Kim për palët politike është që të zbatojnë marrëveshjen e 5 Qershorit. Ndërsa komentoi draftin që opozita dërgoi për ndryshimet për reformën zgjedhore, diplomatja amerikane tha se ky është një hap pozitiv.

 

“Jam e kënaqur që opozita jashtë Kuvendit ka marrë përgjegjësitë e saj për të vazhduar përfaqësimin e popullit dhe për të qene e angazhuar. Është tejet e rëndësishme që opozita të ngelet e angazhuar dhe të gjithë paratitë të sjellin propozime që janë reale. Sot opozita ka bërë një propozim, jam e kënaqur që kam dëgjuar gjithashtu PS që ka thënë se do ta marrë në konsideratë këtë propozim. Ky standard i përfshirjes është saktësisht ajo që ne presim nga një vend anëtar i NATO-s dhe që kryeson OSBE-në. 5 qershori ishte gjithëpërfshirës dhe transparent dhe çdo palë që e ka nënshkruar duhet ti qëndrojë fjalës së dhënë. Firma ime nuk është mbi atë letër. Ata që e firmosën kanë përgjegjësinë për të zbatuar 5 qershorin. 5 qershori të nderohet e nëse palët bien dakord përtej 5 qershorit, ne do ti mbëstesim. Po le të presim cfarë do të ndodhë”, u shpreh Yuri Kim nga Himara.

 

Më herët, presidenti Ilir Meta deklaroi se opozita po shkon drejt konsesusit, por akuzoi mazhorancën se ajo po kërkon konflikt. Nga ana tjetër, në Komisionin e Ligjeve u miratua në parim Kodi Zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *