E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Çdo metër të zënë padrejtësisht do ua kthejmë qytetarëve”, Rama: Ky është mandati i vulës së pakthyeshmërisë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e njësisë 2 në Tiranë, ku u diskutua për buxhetin e kryeqytetit, theksoi se lirimi i hapësirave publike dhe kthimi i tyre në shërbim të qytetarëve nuk ka më kthim pas.

Ai theksoi se çdo metër katror ku është ndërtuar pa leje do të merret mbrapsht, duke shtuar se ose do të shemben siç ka ndodhur, ose do të shndërrohen në zyra dhe institucione në shërbim të qytetarëve.

Reklamë

Më tej kreu i qeverisë theksoi se në këtë mandat do të nisë vula e pakthyeshmërisë së çdo procesi që ka nisur, duke filluar nga ulja e Shqipërisë si e barabartë mes të barabartëve në tryezën e BE.

“Ka filluar një operacion në Farkë dhe do të vazhdojë metër për metër. Çdo metër tepër, aq më tepër metrat tepër të bëra nga një lloj, nuk e di çfarë ta quaj, babëzie, për të shitur më shumë dhe shumë shtrenjtë në kurriz të komunitetit dhe në kurriz të qytetit, nuk kanë për t’iu gëzuar ata që i kanë bërë. Ose do të shemben sipas rastit duke i hedhur në erë ato vilat, ose do të merren mbrapsh dhe aty do të bëhen. Jemi duke diskutuar për një vilë të madhe për ta bërë çerdhe ose kopësht. Është gjëja më normale që kudo ku ka mundësi do të marrim mbrapsh metrat katrorë për t’i shndërruar në zyra publike. Unë jam shumë besimplotë me këtë fuqi që na kanë dhënë njerëzit, do të jetë mandati që do t’i vërë vulën shumë gjërave dhe pakthyeshmërinë e këtyre proceseve të nisura, duke nisur nga kryefjala që është ulja e Shqipërisë në BE”, deklaroi Rama.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë