Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin ndaj kësaj sëmundjeje.
Aktori i madh Agron Llakaj ka bërë një thirrje, thirrje me gjithë forcën e shpirtit, siç thotë ai për të gjitha zonjat dhe zonjushat shqiptare.
“Zonja dhe zonjusha. Gra, nëna, motra dhe vajza shqiptare kudo që ndodheni, punoni dhe jetoni. Jam përpara jush sot si një vëlla i juaji, t’ju bëjë thirrje me forcën e shpirtit të gjeni një moment dhe mos hezitoni të bëni një kontroll, mamografi. Kot nuk quhet tetori rozë. Është muaji i sensibilizimit në luftën kundër kancerit të gjirit. E shikoni dhe vetë se sa shumë është përhapur. Duhet kuptuar mirë pesha dhe rëndësia e jetës suaj në jetët tona. Ku ka familje patjetër është nëna, ku ka fëmijë, nipër mbesa, është nëna gruaja. E kuptoni se sa të rëndësishme jeni në jetën tonë. Në fund të fundit jeta nuk ka kuptim pa emrin e bukur, nënë. Çfarë do lloj burri, kush do qoftë ai, është i pabukur pa gruan në krahë. Ju bëj thirrje me gjithë forcën e shpirtit. Bëni një kontroll mamografik. Jetoni për vete, jetoni për ne! Ju dua shumë“, është thirrja e sinqertë e akorit Agron Llakaj./vizionplus.tv