E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 36 minuta më parë
Bota

Cavusoglu: Sanksione nëse Holanda nuk lejon takimin elektoral në Roterdam

Sanksionet turke kundër Holandës janë një mundësi nëse autoritetet atje nuk do të lejojnë ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu që të zhvillojë një takim elektoral në Roterdam, deklaroi sot ky i fundit.

 

Reklamë

“Sot do të shkoj në Roterdam”, deklaroi Cavusoglu për CNN Turk.

 

Ai po zbaton axhendën personale pavarësisht një ndalimi nga autoritetet lokale holandeze për takimin e sipërcituar elektoral.

 

Këtë javë, Cavusoglu u takua me homologun e tij gjerman, Sigmar Gabriel, në një përpjekjee për përmirësimin e marrëdhënieve, pasi disa qytete gjermane ndaluan ministrat turq nga zhvillimi i tubimeve elektorale.

 

Ankaraja është irrituar së tepërmi nga të tilla vendime.

 

Këto takime elektorale bëhen për referendumin për kushtetutën turke, që do t’i japë më shumë kompetenca presidentit Recep Tayyip Erdogan.

 

Në Evropë jetojnë miliona turq me të drejtë vote në vendin e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë