E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Casillas publikon foto nga spitali pas operimit në zemër

Iker Casillas është përpjekur ti qetësojë të gjithë miqtë e tij dhe botën e futbollit pas lajmeve mbi shendetin e tij këtë të mërkurë.

Disa orë pasi pësoi një sulm në zemër në stërvitje me Porton, Casillas ka postuar një foto ne instagram.

Ai e shoqëronte foton edhe me nje koment:

“Gjithcka është nën kontroll. Një frikë e madhe por që kaloi. Falenderime pa fund për të gjitha mesazhet inkurajuese”.

Reklamë

37 vjecari spanjoll u fut me urgjence ne operim ne Porto, për të zhbllokuar arterien e djathtë të zemrës pas një mpiksje gjaku, ose ndryshe infarkt akut.

Casillas do të qëndroje edhe disa ditë në spital ndërsa ky sezon për të është mbyllur këtu.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë