E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“CAS” refuzon Skënderbeun, korçarët jashtë Champions League

Gjykata e arbitrazhit sportiv ka hedhur poshtë kërkesën e klubit te Skënderbeut për te pezulluar përkohësisht vendimin e marre nga UEFA mbi përjashtimin për dhjete vete nga kupat e Evropës.

 

Ne fakt nuk kemi te bëjmë me një vendim përfundimtar te CAS-it mbi çështjen e trukimit te ndeshjeve për te cilin është dënuar Skënderbeu pasi ajo është një kërkesë e ndare e klubit korçar e cila do te vazhdoje te hetohet e gjykohet nga arbitrazhi sportiv.

 

Reklamë

Për momentin është e sigurte pas këtij vendimi se korçarët nuk do te luajnë ne Champions League ne këtë edicion futbollistik dhe vendin e tyre do ta zërë Kukësi.

 

Ndërkohë tashme Skënderbeu pret vendimin final te Gjykatës se Arbitrazhit brenda tre muajve ne vazhdim nëse përfundimisht do te qëndrojë dhjete vjet jashtë kompeticioneve europiane apo do ketë rishikim te këtij vendimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë