E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Cara Delevingne qethet tullac, ja arsyeja

Ajo është një nga vajzat më të përfolura, përsa i përket pamjes dhe trendeve që përcjell.  Edhe pse guximi me pamjen e saj ka shkuar në ekstrem, brenda limiteve, këtë herë  Cara Delevingne ka shokuar me ndryshimin e saj.

 

 

Aktorja ka qethur flokët tullac dhe kjo në pamje të parë ka tronditur fansat e saj. Ne fakt arsyeja nuk është personale, por profesionale. Aktorja është detyruar ta bëjë këtë gjë pasi do të luajë rolin e një vajze adoleshente e cila është në fund të jetës së saj.

Reklamë

 

 

24 vjeçarja, që kohët e fundit ktheu vëmendjen nga modelimi tek aktrimi, do të luajë përkrah Jaden Smith në filmin “Life in a year”. Për  t’iu përshtatur tërësisht rolit, aktorja duhet të sakrifikonte flokët e saj të mrekullueshëm. Delevingne është fotografuar ditën e hënë, në Toronto, duke xhiruar  dramën emocionuese por romantike me yllin Jaden.

 

 

                           

Vazhdo të lexosh

Reklamë