Subscribe

Dalin të tjera detaje nga atentati i bërë ndaj Ardian Çapjas në Elbasan këtë të hënë. Mësohet se gjatë të shtënave me armë zjarri, Çapja ka qenë në shtëpi.

Ai ka marrë një plumb në shpatull. Për këtë arsye është sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Spitali është blinduar dhe siç duket edhe nga fotoja më poshtë, në hyrje ka efektivë të armatosur.

Nga ana tjetër, efektivët e policisë po punojnë për kapjen e autorëve. Deri tani kanë gjetur një automjet me targa false të djegur.

Ardian Çapja është një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2017 ai arriti tu shpëtonte dy atentateve.

Gjatë dekadës së fundit, familja Çapja është përplasaur me nje tjeter familje në Elbasan dukë lënë pas shumë viktima si pasojë e hasmërisë mes dy grupeve rivale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *