E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Çanta e orë të shtrenjta dhe diamante/ Kapen “skifterët” shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë për shkak se ishin kthyer në “makth” duke vjedhur në provincat e Pizës dhe Luçës.

 

Mediat italiane raportojnë se një prej të arrestuarve është vajzë, e cila ishte e përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ata akuzohen për grabitje të shumta të kryera në Itali, ku “kulmi” ka qenë gjatë festave të fundvitit. Forcat e policisë ushtruan kontrolle në banesën e tyre dhe arritën të gjejnë sendet me vlerë që kishin grabitur.

 

Reklamë

Midis sendeve kishte edhe orë të shtrenjta Rolex, Sector, Cartier, bizhuteri, gurë të çmuar diamanti, smeraldi e rubini si edhe çanta të shtrenjta të firmave luksoze Guçi, Prada, Fendi. Në shtëpinë e tyre u gjet edhe 1 kg kokainë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë