Britania e Madhe do të konsiderojë njohjen e një shteti palestinez si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për të arritur një zgjidhje paqeje të pakthyeshme, tha kreu i diplomacisë britanike, David Cameron.

Ai vuri në dukje se palestinezëve duhet t’u jepet një horizont politik për të promovuar paqen në Lindjen e Mesme.

Cameron po nis vizitën e tij të katërt në rajon që kur u emërua Sekretar i Jashtëm nëntorin e kaluar.

“Londra ka përgjegjësinë për të përcaktuar se si do të dukej një shtet palestinez”, tha Cameron.

“Ndërsa kjo të ndodhë, ne, me aleatët, do të shqyrtojmë çështjen e njohjes së një shteti palestinez, duke përfshirë në OKB”, i tha ai Këshillit Konservator të Lindjes së Mesme.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihma humanitare në Gaza dhe tha se ishte qesharake”që ndihmat jetike britanike dhe të tjera po dërgoheshin në kufi.

Cameron tha se 30 vitet e fundit kanë qenë një histori e dështimit të Izraelit, sepse ai nuk arriti të garantojë siguri për qytetarët e tij. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *