E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Caktohet data/ Saimir Tahiri rinis betejën me drejtësinë me 20 dhjetor

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përcaktuar datën 20 dhjetor për të mbajtur seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

Ndërkohë, procesi ende pa nisur, ka hasur në probleme, për shkak të dorëheqjes së dy anëtarëve të trupës gjykuese.

 

SPAK e akuzoi për trafik droge, por gjykata e dënoi ish-ministrin e Brendshëm vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa me prishjen e vendimit nga Gjykata e Lartë, dosja rikthehet edhe njëherë në Apel. Tahiri u dënua me 5 vite burg, e cila iu konvertua në 3.4 vite shërbim prove.

Vazhdo të lexosh

Reklamë