E diel, 22 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 sekonda më parë
Vendi

Gjyqi për Veliajn nis në 9 mars, kryesuese e trupës gjykuese do të jetë Ëngjëllushe Tahiri

Procesi gjyqësor për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pritet të nisë në datën 9 mars.

Trupi gjykues kryesohet  nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive, pjesë e së njëjtës dosje.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me  burg që prej 10 shkurtit 2025.  Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve të ndaluara në burg./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë