Subscribe

Ilir Metës ju deshën gati 48 orë kohë pas takimit me të gjithë drejtuesit e partive politike, për të caktuar datën e zgjedhjeve. Mes 4 datave të mundshme kreu i shtetit dekretoi 25 prillin si datën kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit per te zgjedhur parlamentin e ri.

Edhe pse 18 prilli u artikulua publikisht nga shumë politikanë, 9 maji si datë e shprehur më herët nga Taulant Balla dhe 2 maji u përjashtua  nga të gjithë, veç Rudina Hajdarit, për shkak të Pashkëve Ortodokse, kreu i shtetit vendosi të mos dëgjonte asnjë prej krerëve të partive politike, pasi pati dhe drejtues partish që nuk përmendën asnjë datë.

Të premten përgjatë gjithë ditës presidenti Ilir Meta zhvilloi një seri konsultimesh për datën e zgjedhjeve të përgjithshme. Në zyrën e kreu të shtetit mbëritën njëri pas tjetrit lideri i mazhorancës Rama ai i opozitës Basha. Kreu i shtetit u konsultua edhe me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi si dhe drejtuesit e partive të vogla.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *