Caktohet data për zhvillimin e seancës në Apel për ish-Kreun e RTSH, Thoma Gëllçi.

Mësohet se 29 tetori është caktuar për seancën në Apel për ish-Kreun e RTSH, i arrestuar për abuzim me detyrën.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe tre anëtarët e komisionit vlerësimit të ofertave.

Prangosja e zyrtarëve ka ardhur pas hetimeve të prokurorisë së Posaçme, lidhur me tenderin prej 100 milionë lekësh për hapjen e kanalit RTSH Agro.

Gëllçi dhe tre anëtarët Ervin Muraj, Julian Tapia dhe Alban Malaveci përballen me akuzën e korrupsionit.

Nge hetimet ka rezultuar se ish-drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar ka bërë tenderin pa marrë ende miratimin e autoritetit të medias audiovizive për të hapur kanalin RTSH Agro, si dhe ka bërë preventivin e projektit me vlerë prej 100 milionë lekësh, pa e ditur nëse fondi do të miratohej ose jo nga ministria e Financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *