E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Cakaj takon kreun e Komunës së Bujanocit: Duhet angazhim për të mbështetur faktorin shqiptar

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj takoi këtë të mërkurë kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin. Gjatë takimit ata diskutuan për më shumë angazhim për të mbështetur faktorin shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Pas koalicionit të Luginës së Bashkuar, puna e këtij koalicioni është e një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës”, tha Cakaj në një postim në “Facebook”.

Ata shprehën shqetësimin e tyre për fshirjen e adresave të shqiptarëve në të gjithë Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë