Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me  Ministrin për Çështjet Evropiane dhe të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

 

Në këtë takim në fokus ishte bashkëpunimi dypalësh me theks të veçantë shtimin e përpjekjeve për të nxitur ndërlidhjen ekonomike, mobilitetin kulturor e rinor dhe zhvillimin e brezit Adriatik.

 

Në këtë kuadër të dy bashkëbiseduesit riafirmuan angazhimin e përbashkët për vazhdimin e projekteve të rajonit nëpërmjet Korridorit Blu dhe Linjës së Gazit Joniano-Adriatik.

 

Cakaj përmes një postimi në Facebook u shpreh: “Në shërbim të thellimit të bashkëpunimit rajonal, u dakordësuam parimisht për fillimin e takimeve trilaterale mes Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Kroacisë. Një bashkëpunim i tillë, krahas përfitimeve të drejtëpërdrejta, do të jetë edhe në shërbim të frymës euroatlantike të rajonit. Në fund, Kroacia sot ka dhënë një mesazh të fuqishëm në përkrahje të aspiratës evropiane të Shqipërisë jo vetëm duke e mbështetur hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor, por edhe duke e vendosur procesin e negocimit të Shqipërisë në qendër të Konferencës Ballkanike në kuadër të Presidencës Kroate të Këshillit të BE-së 2020.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *